Feja Islame Kur-an Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij. "O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102
Allahu nuk do t’i krijonte njerëzit shkel e shko e as qe do t’i lente mbi tokë të paudhëzuar. I menqur është ai qe din urtësinë e ekzistencës së tij, e vazhdon dhe zhvillon jeten me mëndjehollësi, e len këtë botë mbrapa vete pa u nënshtruar e përbuzur. Qysh heret në histori njerëzit I kanë munduar këtu pytje: nga kemi ardhur? Si jetojmë? E ku do shkojmë?
Është e vertetë se shumë prej njerëzve nuk janë interesuar për përgjigjjet e këtyre pyetjeve, dolen nga kjo botë ashtu sikur erdhen pa ditur asgjë.!! Kurse disa njerëz tjerë e lodhen veten e tyre duke hulumtuar për të vëretën, kaluan tërë jetën e tyre e nuk arritën ta gjejnë atë, apo kanë arritur deri tek ndonjë resolutë, ku menduan se ajo është për të cilen kan hulumtuar, e kurse mes tij dhe të vërtetës ka me mijëra mila. Një pakicë e tyre kanë arritur në periferi të vërtetës,u mishnuan më të dhe gjetën prehjen në të. Mirëpo Allahu nuk la robët e Vet në këtë konfuzitet. Ai është shumë më i Mëshirëshëm për ta se sa ti len në dorë të fatit, në atë mënyrë që ata të pengohen në përpjekjet e tyre për ta arritur të vërtetën. Për atë Allahu dërgoi të derguar nga ana e Tij, të cilët barten të vërtetën tek njerëzit, ata e shpjeguan këtë çështje pa ndonjë vështirësi e pandonjë kompleksivitet. Më këtë ata ndihmojnë të mençurit por edhe ata qe janë më pak të urtë ku për të arritur ta dinin një gjë të tillë do shpenzonin me dhjetra vite për të ditur sekretin e jetës. Kështuqe ndoshta dikush ndoshta do humbej fare, e dikush do ndahej nga ajo udhë, e dikush ndoshta do të arrinte ta njihte një sinjal të vërtetës e ata janë të pakët.
Është e vërtet se Allahu prej se ekziston jeta dhe të kuptuarit dërgoi pejgamber qe ti njoftonte ata më Vetën e Tij, tu shpjegon qëllimin e krijimit të tyre, e po ashtu ua kujton edhe rrjedhën e tyre se ku do përfundojnë ata dhe bota si dhe i përgëzon mirëberësit më shpërblime kurse keqbërësit i kërcnon me denim.
Kështu i thotë Allahu të derguarit të Vet Muhamedit a.s :
“Vërtetë ti je tërheqës vrejtje. Ne të derguam ty me të vërtetën, sihariques e tërheqës vrejtje, e nuk ka ymmet-popull- qe nuk i kemi dërguar tërheqës (pejgamber) vrejtje” Fatir 23-24
Kur’ani është zëri të vërtetës më të cilën është ndërtuar toka e qiejt. Kuptimet e tij janë rreze në të cilat reflektohen kuptimet e shpalljes së lartë hyjnore. Më këtë shpallje u ballafaquan të parët dhe të mbramit. Përmes këtyre kuptimeve arriten të gjithë ata qe deshën të dijnë të vërtetën se nga erdhen ? E si jetojnë? dhe ku do shkojnë?
Është e vërtetë se Kur’ani fisniik nuk ka zbritur për vëtëmse para 14 shekujve edhe pse kuptimet e tij të vjetra-të reja në të janë përmbledhjet e shpalljeve të mëparshme, këshillat e drejtuara njerëzimit qysh nga agimi i historisë. Kur’ani është përmbledhje e urtësive të mëdha, të cilat tingëlluan në veshët e popujve në kohëra të ndryshme. Në të shofim një eksponim të përpikt të udhëzimeve qiellore për të cilat pati nevojë toka përgjat brezave të kaluar. Për atë ai është përmbledhje e të vërtetave të pandryshuara e skjarues i kujdesit hyjnore ndaj robëve të Tij prej se u krijuan e deri sot e derisa të mbaroj kjo botë. Lidhur ë këtë të vërtet thotë Allahu xh.xh duke theksuar disa këshilla të Tij.: “ Vërtetë kjo ( që thotë Kur’ani) ishte në fletushkaat e para( shpalljet e ndryshme të pejgamberëve). Fletushkat e Ibrahimit dhe Muses.” El ealaa 18-19.
Dhe thotë pasiqe të këtë treguar historinë e popujve dhe të pejgamberëve të kaluar dhe përmbledh shenimet për një numër të madh të tyre :
“Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk u bënë besimtarë. E Zoti ytë është padyshim i plotëfuqijshmi dhe i mëshirëshmi. E edhe ai (Kur’ani) është shpallje e Zotit të botëve. Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili). E solli në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që tërheqin vrejtjen (pejgamber). (të shpallem )Më gjuhë të kulluar arabe. Dhe se ai (Kur’ani ) është i përmendur edhe në librat e mëparshëm.” Esh-shuaraa 190-196
Kurse kur flet për shkatërrimin e popujve të mëparshëm thotë: “Për arsye se kur u thuhej atyre: Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, ata e mbanin vetën lartë. Dhe thoshin: “ A do ti braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur? Jo por ai u solli të vërtetën dhe vërtetoi të derguarit e parë.” Es-safaat 35-37E pejgamberi që erdhi më këtë libër e dinte se po përtrintte dinin-fenë, ai restauroj pjesët që ishin rrënuar, sqaroj simptomet e shenjat që ishin shlyer, prandaj edhe thotë pejgamberi a.s: “ Ua solla dinin-fenë, të pastër e të çiltër, e sikur Musa të ishte gjallë tash, nuk do bënte ndonjë gjë tjetër përvetëmse do të ndiqte rrugën time”
Vërtetë, sikur Musa a.s të ishte gjallë nuk do bënte tjetër vetëmse do ndiqte rrugën e tij( Muhamedit a.s). E njëjta gjë është edhe për pejgamberët tjerë, ngase pejgamberi i fundit erdhi qe të zbatoj thesarin e atyre qe i paraprinë atij në këtë botë, erdhi qe të ndërtoj mbi bazat e thesarit të e tyre atë që përputhet më qëllimet e tyre. Libri i tij është libri më i përpikët qe tregon se si u tha Nuhi a.s poopullit të vet, e si u tha Ibrahimi a.s popullit të vet si dhe çka i tha secili pejgamber popullit të vet duke e udhëzuar. Vërtetë Kur’ani është udhëzim për tërë jetën.
Nëse argumentet e universit janë argumente qe heshtin, njerëzit nxjerrin nga to gjykime e ide e mësime, argumentet e Kur’anit janë argumente qe flasin, njoftojnë njerëzit me Zotin e tyre si dhe udhëheqin ata. Allahu xh.xh i krijoj njerëzit në këtë univers gjigant, i bëri ata të jetojnë në një pjesë të këtij universi, atyre u dha urtësi e mëndjemprehtësi të etshme për të dijtur atë qe e rrethon dhe atë qe është largë tij. Zoti nuk i la në konfuzitet e të humbur qe të shkapetën në një sferë të paudhëzim. Asesi nuk i la pa udhëzues të qetë qe do ti udhëzonte më mirësi e experiencë në rrugët e ndryshme e qe nuk do ti humbte e as nuk do habitej. Po vërtetë ata kanë me vete udhëzimin e Zotit të cilin e bartën brez pas brezi pejgamberët, të cilët dhanë përpjekjet e tyre gjatë jetës qe ti mësonin e udhëzonin njerëzit.
Ky udhëzim shoqëroi njerëzimin qysh nga agimi i historisë së tyre, ky udhëzim më vonë u shkallëzua në forma e metoda të ndryshme përgjatë historisë derisa përfundoj në këtë formë stabile në librin e mrekullueshem. Kështu iu shkrue amëshimi këtyre udhëzimeve, të mbesin përherë fanarë ndriçues i të vërtetës dhe garantues i udhëzimit .
Ai qe e krijoj jetën më plotë sekrete, nuk e la atë enigma të pazberthyeme për ata që kalojnë në të, për atë bëri qe feja të jetë çelësi qe hap dhe dëshifron këto enigma. Ai bëri Kur’anin burim feje të përmbledhë të gjitha mësimet e Tij prej ezelit-nga fillimi ii krijimitt deri në përfundim..
Përputhshmëria e Kur’anit më të vërtetat e universit është e vërteta e pamohueshme ngase Zbritesi i Kur’anit njehërit edhe Ai qe i bën retë të levizin. Është e pamundëshme të ketë konfrontim mes të vërtetave të Kur’anit dhe të vërtetave të universit, ashtu sikur është e pamundëshme të konfrontohet fjala e të dijshmit dhe vepra e tij. Realiteti është se Kur’ani është shprehje eAllahut (krijese qe flet), kurse universi gjigant është një Kur’an tjetër qe heshtë, qe të dy dalin nga një esencë dhe qe të dy kanë një qellim. Ndoshta këtu qëndron sekreti i betimeve të Allahut qe theksojnë këtë kuptim në thënjët e Tij:
“Betohem në shuarjen (përendimin) e yjëve. E ai është betim i madh, sikur ta dini. Se më të vërtetë ai është Kur’ani i famshëm. Është në një libër të ruajtur. Atë nuk e prekë kush, vetëm të pastrit. Është i zbritur prej Zotit të botëve.” Elvakiah
Betimi në këto planete në këtë univers të gjerë, në të cilin lindin e përendojnë, është një shenjë qe tregon vendin e lartë të Kur’anit qe ne duhet kemi rrëspekt të veçant për të! Sikur është një univers tjetër më kuptime të gjëra e gjithëpërfshirëse pran botës materiale në të cilën jetomë.
Ky betim është përseritur në forma të ngjashme në suret tjera. Betimi ishte edhe në krijesat e Allahut që shifen e nuk shifen.
Atë që ne e përceptojmë nga ky univers është shumë më pak se sa ajo që ne nuk e shofim. Në të gjitha këto Allahu u betua se Kur’ani është mrekulli qe ka buruar nga Ai, i Lartëmadhëruar është Ai, Kur’ani nuk ka mundësi të jetë nga ndonjë krijesë cila do qoftë ajo.:
“Pra unë betohem në atë qe e shihni! Edhe në atë qe nuk e shihni! Se më të vërtetë ai (Kur’ani) është fjalë e (Zotit) që e lexon i dërguari i ndershëm. Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti, po ju nuk besoni. Nuk është as fjalë e ndonjë falltori, por ju nuk përkujtoheni. Është zbritje prej Zotit të botëve!
El vakiah 38- 43
Ky betim na paraqitet edhe në formë tjetër duke theksuar vendin dhe kohën se bashku si dhe duke përfshier në vete edhe gjallesa tjera të cilat janë drejtuar drejt fundit të tyre të gaditur. Dalin nga errësira e natës qe ti paraqiten kjartësisë së ditës, i dhan lamtumirën lëvizjes së ditës dhe presin qetësinë e natës. Kështu sillet toka duke përqafuar faqet e yjëve natën pas të ketë notuar ditën për një kohë në rrezet e diellit.
“ Betohem fuqimisht në yjet që tërhiqen (ditën, e ndriçojnë natën). Që udhëtojnë e fshihen. Pasha natën kur ajo ia behën më errësirë. Pasha agimin kur ai merr frymë ( shkrep)! S’ka dyshim se ai (Kur’ani) është thënie e të dërguarit fisnik (që e pranoj prej Zotit). Që është i fortë dhe qe ka vend të lartë të Zoti i arshit.Që është i rrespektuar atje (në mesin e engjujve) dhe besnik. Nuk është i marrë shoku i juaj (Muhammedi a.s)” Et-tekvir 15-22
Ky Kur’an në të cilin bëhet betimi është fjala e pejgamberit fisnik, më të e dërgoi Zoti arshit të shënjt ta njoftoj jetën më të vërtetën El-hak e të mos humbet sado që të zgjat koha dhe sido që të marr jeta ndonjë trajtim gjatë përpjekjeve në këtë botë.
Duke pas parasyshë se Kur’ani fisnik ishte bazë e civilizimit të madh njerëzore, ai ishte edhe motivues i revulucioni shpirtrorë e ideore, ai përcolli e përshkroj historinë e botës përgjatë etapave të ndryshme. Ne do mundohemi më ndihmen e Allahut ti skjarojmë shkurtazi disa specifika të lëvizjeve të cilat kan ndikim të pamohueshëm dhe të thellë në jetë.
Është e vërtetë se suksesi i renesancave dhe qendrimi i tyre është i lidhur ngusht më ndjenjat dhe idetë,them troç avansimi dhe ngritja e vërtetë nuk mund të realizohet ndryshe përvetëmse duke u bazuar në ndjenjat fertile dhe ciltërsinë e ideve. Për atë është e domosdoshme qe revolucionet sociale të paraprihen nga revulucionet letrare, të cilat do ti mbushnin zemrat dhe mendjet më besim e mbështetje për ato revulucione. Popujt mund të ballafaqohen më lëkundje të përkohshme, madje thymje të ndryshme apo edhe triumfe e fitore të shpejta, civilizimet mund të ballafaqohen më fenomenin e baticës dhe zbaticës për shkaqe të ndryshme qoftë lokale apo edhe personale.Në të gjitha këto çështje historianët i shikojnë më një sy vrojtues pa pritur ndonjë rezultat afatgjatë. Ndërsa renesancat të cilat shoqërohen më vigjilencë të gjere njerëzorë e përmbushen me emocione vullkanike dhe shiket profande, këto çështje janë të rrëzikshme dhe më konsekuenca.!!
Për shëmbull sot shofim atë se çka bëri Muhamed Ali Pasha, mëkëmbësi i Egjiptit para një shekulli, ky njeri ka ba ndryshime gjigante dhe esenciale në tërë vendin, triumfet e tij ushtarake ishin shumë të mëdha saqe nuk mbahen mend më shekuj, ky njeri i mbushi më frikë zemrat e armiqëve të tij. Kështu këto vënde u bashkuan kundër tij dhe iu kundërvyen të gjithë se bashku dhe e munden atë në tokë dhe në det. Mesa vdiq ky burrë më të vdiq edhe rënesanca që e ndërtoj ai.! Athua përse ?
Ngase kjo renesance nuk kishte rrenjet ne ndjenjat e populates se pergjitheshme, poashtu kjo renesance nuk kishte me vetee gard shkrimtaresh e ideologësh të cilët do ta prezantonin atë, po ashtu rreth kësaj renesancë nuk u afruan dietarët e letrarët, të cilët duhej ta përcillnin rrënjën e kësaj renesancë në trollin e duhur ku do i garantohej jeta e ti garantohej zhvillimi dhe vazhdimi i saj.
Krahaso këtë lëvizje që e bëri ushtaraku Muhamed Ali dhe lëvizjen që i parapriu kësaj lëvizje disa vite, kam për qellim lëvizjen e të drejtave të njeriut në Francë. Kësaj lëvizje i paraprinë përpjekjet e dietareve,letrave e publicistëve, të cilët mbollën në gjak këtë lëvizje dashurinë për lirinë dhe urrejtjen për padrejtësinë. Artikujt e tyre shtonin flaken e dashurise në zemrat e publikut dhe ndriconin rrugën e ardhmnerisë dhe aktualitetin. Krahaso gjithë ashtu edhe këtë lëvizje edhe më revulucionin e klasave të cilen e ndezën rusët. Ata ban që propaganda tërheqëse ti paraprinte dhe të përcillte revulucionit. Formuan parimet e tyre i bazuan në shpresat e ëndërrat e atyre qe ishin të shtypur dhe ëndërrat atyre e ambicioze..Në çfardo rasti kur pësonin ndonjë humbje e raamje, së shpejti gjenin kush u dilte në ndihmë në përpjekjet e reja të revulucionit me shpresa afatëgjate. Një gjë e tillë vërteton atë që tham më parë se ngritjet e mëdha nuk qendrojnë e vazhdojnë për vetëmse sa është lidhëshmëria e ndjenjave dhe ideve më vete shpirtin dhe mëndjen e njeriut.
Renesanca që shoqëroi Kur’anin është një shoqërim i ditës me diellin. Ajo gjet shkaqet e jetës dhe lulëzimit në këtë libër në atë mënyrë që fascionon mëndjet e mendimtarëve.
Ky Kur’an i siguroj rënesancës Islame elemente të ekzistencës dhe kompletimit në atë mënyrë që nuk do arrinin formonin njëmijë minsitri të propagandas që do të rreshtohenin për të ushqyer ndjenjat e emocionet dhe mendimet më mijëra filma vigjilentë dhe oratorë të rangut të lartë.
Ky Kur’an ishte për lëvizjen Islame gazeta, radio, libër dhe oratoria e saj. Nga ajetet e tij u lekundën e dridhen breza e breza te stagnuara ku morrën dridhjen e jetës, më ndihmën e tij i thyen prangat e xhahiljetit të parë ku mbi të ndërtuan një rënesancë të re e cila u karakterizua më të vërteta dhe llogot e veta: rënesance e cila nuk u ndertua e nuk u nis vetëm nga një njeri dhe të vdes më të, por kjo rënesancë buron nga thellësitë e shpirtërave të cilët besuan fuqimisht e padyshim dhe më bindje. Në atë mënyrë që pothuejse secili nga këta bartës të këtij misioni janë njehërit edhe :
“Thuaj : “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjeshtë për Allahun Zotin e botëve!
Ai nuk ka shok ( nuk adhuroj tjetër) Më këtë.( thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam I urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që e pranoi dhe i bindem)! El-enaam 162-163.
Islami persosi lidhjen e mesazhit të vet qiellor më ata që e pranuan atë si dhe jetës të cilën deshirojnë ta jetojnë ata. Kur’ani ishte mbështetës esencial e shpirtërore dhe mëndore i përpjekjeve të ndjekësve të vet dhe i punës së tyre të sistematizuar në orientimin e tyre në jetë si dhe riorientimin e saj në baza më të forta. Kur hyjmë në kapitullin e krhasimit në mes shtyllave letrare të revulucioneve të ndryshme, gjejmë se lidhëshmëria e muslimanit më Kur’anin është shumë më e fortë dhe e pastër se sa lidhëshmëria e komunistëve më librin e “Marksit” e të tjerëve. Si dhe të demokratëve më librin e “Ruso” e të tjerëve. Vërshimi ideor qe nep Kur’ani dhe çlirimi i gjokeseve nga ai rritë entuziazmin për të, ai është largë krahasimit më çfardo rënesance dhe revulucioni qoftë në të kaluaren e lashtë aapo edhe të afërt.
“ A nuk e shf se shpata prêt më forcën e vet edhe nëse thuhet se shpata lëvizen nga shkopi”
Suksesi i propagandës shpirtërore dhe ideore që Kur’ani e krijojë ( në zemrat e mendjet e besimtarëve),ai hodhi dobësinë në zemrat e armiqëve të vet. Ata e luftuan atë (Islamin e Kura’anin ) por në zemrat e tyre kishte dyshim në qëndrimet dhe çështjet e tyre. Egzistojnë më mijëra njerëz që e luftojnë Islamin e në mbrendine e tyre kan rrespekt për të vërtetën e tij dhe vërtetojnë mesazhin e tij. Kur’ani shtroj argumentet e veta dhe metodat e veta në mënyrë të qartë e të prerë çka nuk la vend për dyshim që mund të depërtonte në shpirtërat e njerëzve, thirrja e tij ishte e lartë sa nuk tejkalohet. Nuk ka sukses më të madh për mesazhin sesa kur armik e ndien në mbrendinë e vet se ai nuk është në të drejtë. Nuk ka sukses më të madh për mesazhin se sa kur ky mesazh arrinë të ndikoj në radhët e armikut deri në atë shkallë që të ndaj njeriun nga vetëvetja e tij!?
Kur’ani arriti të ketë këtë ndikim tek miqët dhe armiqët me disa sekrete e mrekulli të cilat i prezentuan dietarët nga libri i Zotit dhe disa sekrete të amshueshmërisë të cilën ia dha Zoti ajeteve të tij.Adhuruesit e mrekullive materiale nuk i pëlqenin këto konsekuenca të ndikimit të tij. Ata thonin
Duke shpresuar : “Sikur të ishte ndonjë Kur’an që më të do të ecnin malet, që më të do të plasej toka, që më të do të flisnin të vdekurit” Er-rra’d 31
Jo. Më këtë Kur’an ecin burrat ( njerëzit), më të ndreqet toka e më të flasin të gjallit. Ky libër riformon jetën në modele të reja, e shpirtërave iu kthen shikimin e shëndoshë , njerëzit i mbron nga e keqja e djajëve, ndytësitë e të marrëve dhe traditat e injorantëve dhe mohuesve. Ky është libri i ekzistences, atë e njef kush njef vetën e vet dhe kush din qellimin e jetës së vet që nga fillimi e deri në mbarim, ndërsa mohuesit do ta dijn të vërtetën e tij nesër nëse nuk e dijn sot. “ Jo, (ata nuk besojnë) se e tërë çështja i takon vetëm Allahut. A nuk e kanë të qartë ata që besuan se, sikur të donte Allahu do ti drejtonte në rrugë të drejtë të gjithë njerëzit, por ata që nuk besuan e për shkak të asaj që bënë, do t’i godas vazhdimisht fatkëqësi e kohës ose do ta rrethojë ( fatkëqësia) vendin e tyre deri sa të vijë urdhëri i Allahut. Allahu nuk e then premtimin” Er-rra’d Kur’ani View High 72 Gjynahet e medha
Gjynahet e medha
Gjynahet e medha jane shume.Shtatedhjet e dy gjynahet e medha jane keto:
1. Te vrasesh njeriun pa arsye(pa faj)
2. Te besh zina(kurveri)
3. Te besh pederizem
4. Te pish vere dhe cfaredo pije alkoolike(Te pish birre eshte haram)
5. Te vjedhesh
6. Te perdoresh materie narkotike per qejf
7. Te marresh mallin e tjeterkujt me dhune.Domethene, te rrembesh, te grabitesh
8. Te deshmosh genjeshtra
9. Te hash para muslimaneve, pa yzer, muajin e Ramazanit
10. Te marresh e te japesh kamate
11. Te betohesh shume
12. T’I kundervihesh nenes e babait, t’I kundershtosh ata
13. Te braktisesh vizitat tek farefisi e te afermit
14. Te braktisesh luften gjate betejes e te kalosh tek armiku(te dezertsoh)
15. Te hash pa te drejt mallin e jetimit
16. Te mos e perdoresh drejt peshoren
17. Te falesh namazin para ose pas kohes
18. Te thyesh zemren e nje vellait tend besimtar(Eshte gjynah I madh sit a rrenosh Qaben.Veq kufrit,nuk ka gjynah me te madh qe e ofendon Allahun me shume,se thyerja e zemres)
19. Te thuash fjalen qe nuk e ka thene Resulullahu(s.a.v)dhe t’ia hedhesh atij
20. Te marresh rryshfet(korruptohesh)
21. Te ikesh nga shehadeti(deshmia) qe eshte borxh
22. Te mos japesh zekatin dhe nje te dhjeten e mallit
23. Te mos ndalosh ate qe ben mekate, mekruhe, kur ke fuqi e mundesi qe ta ndalosh
24. Ta djegesh kafshen e gjalle ne zjarr
25. Te harrosh leximin e Kur’anit pasi ta kesh mesuar
26. Ta humbesh shpresen nga meshira e Allahut.
27. T’I tradhetosh njerezit, qofshin musliman, qofshin kafire.
28. Te hash mishin e derrit
29. Te mos e duash dhe ta urresh cilindo nga as-habet e Resulullahut(s.a.v)
30. Te vazhdosh te hash pasi ta ngopesh barkun
31. Grate te ikin nga shtrati I burrit te vet
32. Grate te shkojne ne vizite pa lejen e burrit te vet
33. T’I thuash kurve nje gruaje te ndershme
34. Te bartesh fjalet ne mes muslimaneve
35. T’ia tregosh vendet e turpshme tjeterkujt
36. Te hash mishin e kafshes se ngordhur dhe t’ia japesh tjetrit per te ngrene
37. Te tradhetosh ate qe te eshte besuar
38. Te pergojosh muslimanin
39. Te jesh xheloz(te dyshosh ne dashurine dhe respektine e dikujt)
40. T’I besh shirk(t’I besh shok) Allahut
41. Te genjesh
42. Te shohesh veten me te ngritur se te tjeret, me mendjemadhesi dhe egoizem
43. Te jesh shume doreshtrenguar e koprac
44. Te grabitesh mall nga I semuri per vdekje
45. Te besh shaka me njerez, me qellim qe ti fyesh e ti nencmosh
46. Te mos frikesohesh nga denimi I Allahut
47. Te mos e besosh per haram, ate qe eshte haram
48. Te mos e besosh per hallall, ate qe eshte hallall
49. Ti besosh fallit te fallxhinjeve, te besosh se tregojn te panjohuren
50. Te largohesh nga feja jote, te behesh tradhetar
51. T’I shikosh me endje vajzat., grate qe s’I ke te lejuara
52. Grate te veshin rroba te meshkujve
53. Meshkujt te veshin rroba te grave
54. Te punosh gjynahe ne harem sheriff, Qabe
55. Te kendosh ezanin e te falesh namaz pa ardhur koha
56. T’I kundershtosh e t’u kundervihesh njerezve te poshtetit, dhe ligjeve qe nuk cenojn te drejtat dhe lirite e muslimanit
57. Vendet e ndaluara(trupore) te gruas sate, ti krahasosh me vendet e ndaluara te nenes
58. Te shash nenen e gruas sate
59. Te marresh ne nishan njeri-tjetrin
60. Te hash e te pish ate qe e ka lene qeni
61. Miresine qe I ke bere(dikujt) t’ia permendesh vazhdimisht
62. Te veshesh mendafsh (per mashkullin)
63. Te insistosh ne injorance. (Te mos e mesosh I’tikadin e Ehli sunnetit, farzet, haramet e tij dhe cdo dituri qe nevojitet)
64. Te betohesh duke permendur dicka tjeter nga emrat qe ka kumtuar Allahu dhe Islami
65. Ti shmangesh diturise
66. Te mos kuptosh se injoranca eshte shkaterrim
67. Te insistosh qe te besh vazhdimisht gjynahe te vogla
68. Te qeshesh me te madhe pa qene I detyruar
69. Te shetisesh I papaster (xhunub), aq sa te te kaloje nje kohe namazi
70. T’I afrohesh gruas kur eshte me menstruacione dhe lehone.
71. Te besh muzike te kendosh kenge te pamoralshme
72. Te besh vetevrasje
Ashtu sic eshte haram te dalin rrugeve grate, vajzat me koke, floke, supe, e kembe te pambuluara, po ashtu eshte e ndaluar te dalin me rroba te holla te tejdukshme, te lyera e te parfumosura me erera te kendshme per te terhequr vemendjen.
Te shikosh me endje rrobat e brendshme te gruas se huaj eshte haram,Te vizatosh ose te besh fotografi qe jane nxitese lakmimi harami, eshte e ndaluar.
Te shpenzosh me teper uje sesa te nevojitet ne abdest e gusul, eshte shpenzim I panevojshem dhe eshte haram. “All-llahu është Mbikëqyrës i atyre që besojnë, i nxjerr ata prej errësire në dritë...” (Kur’ani, 2:257)
“Prej Errësirës në Dritë” është titulli i librit që kam nderin t’ua paraqes lexuesve shqiptarë. Në kë¬të libër modest janë përfshirë dëshmitë e njëzet per¬sonaliteteve të ndryshme nga të gjitha kontinentet e planetit tonë! Ata me vite të tëra kishin endur nëpër errësirë dhe më në fund, me ndihmën e All-llahut (xh.sh.), dolën në dritë dhe shpëtuan...!
Këto dëshmi të jetës së këtyre njerëzve i kemi përkthyer nga gjuha angleze, të cilat i kemi huazuar nga revista të ndrysh-me të Perëndimit e të Lindjes dhe gjatë dhjetë vjetëve (1987 - 1997) kohë pas kohe, ato janë botuar në revistën “Dituria Isla-me” të Prish¬tinës dhe në revistën “Hëna e Re” e Shkupit...
“Po, njeriu është dëshmitar i vetvetes.” (Kur’ani 75:14)
“Ka shpëtuar ai që është pastruar.” (Kur’ani: 87:14)
Të gjithë këta, që ishin shkencëtarë, diplomatë, filozofë, prif¬tërinj katolikë, protestantë, rabinë çifutë (hebrenj) etj., dësh¬muan secili për vete dhe shpëtuan pasi u pastruan, por në këtë libër të gjithë janë të bashkuar! Ata ishin njerëz të arsye¬shëm, me mendje të shëndoshë dhe e kuptuan të Vërtetën. E Vër¬teta i pastroi, i nxori nga errësira në dritë dhe i shpëtoi!
Edhe për ne shqiptarët ka shpëtim, por nëse kthehemi jo nga Perëndimi, se do të dështojmë vazh¬dimisht, por të kthe-hemi nga e Vërteta, All-llahu i Gjithëdijshëm. Nëse pastrohemi nga iluzionet, ego¬izmi, mburravecësia, kryeneçësia, inati, urrej-tja e shumë vese të këqija dhe dëshmojzmë se s’ka zot tjetër përveç All-llahut (xh.sh.) e se Muhammedi (a.s.) është i Dërguari i Tij, mëshirë e mbarë nje¬rëzimit. Nëse veprojmë e jetojmë sipas Kur’¬anit, Shpalljes së Fundit të All-llahut, që është shërim për të gji¬thë...! Mos të lejojmë më kurrë të biem në duart e ndonjë kirur¬gu duke e ditur se të gjithë pacientët e mëparshëm të tij kanë vdekur ose kanë mbetur të gjymtuar!
All-llahu (xh.sh.) na udhëzoftë! Amin!
Mexhid Yvejsi
Gjakovë, Muharrem, 1418
Qershor, 1997
KRIJIMI I GRUAS SIPAS ISLAMIT
Krijimi i gruas sipas Islamit
Ajeti nga Kur’ani Famëlartë që flet për krijimin e gruas është si vijon:
“O ju njerëz, ! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e tij, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun në emër të Cilit përbetoheni... !”
Në hadithin e Pejgamberit a.s. është thënë:
“Dëgjoni porosinë time, ndaj grave bëjuni të ku¬jdesshëm, sepse ato janë të krijuara nga brinjtë. Briri anën më të lakuar e ka pjesën e epërme. Po deshe ta drejtosh, ai do të thyhet, e po e le ashtu siç është, do të ngelë i lakuar. Dëgjojeni pra porosinë time për gratë!”
Hadithi i lartpërmendur flet për atë se gruaja sipas natyrës është nervoze dhe si e tillë ajo nuk mund t’u përgji¬gjet të gjitha kërkesave të burrit. Për këtë arsye me të duhet sjellur në mënyrë gjentile, të mos nënçmohet dhe të pranohet ashtu siç është. Kjo mund të hetohet edhe në një hadith tjetër:
“Gruaja është si briu, nëse dëshiron ta drejtosh, ai thyhet, e nëse dëshiron të jetosh në lumturi, duhet të pa¬jtohesh me shërbimet e saj.”
Kur flitet për “drurin e ndaluar” në Xhennet, në Kur’anin Famëlartë rrëfimi u takon dy personave. Djalli, edhe Ademit edhe Havës u fali luhatje (dyshim), i bëri të jenë të ndryshueshëm dhe i detyroi të shërbehen nga “Druri i ndaluar”. Madje edhe në suren “Ta-ha” (ajetet 116-122) është treguar se Ademi ishte bashkëbisedues i vërtetë i Zotit dhe person me përgjegjësi, meqë pranoi urdhërin e All-lla¬hut madje edhe ndalesat. Ai ka mundur ta detyrojë Havën për një sjellje tjetër.
S’është gjarpëri ai që i bëri të dyshojnë Ademi dhe Hava. Ai që i shtyu ishte shejtani. Fahreddin Raziu, në tefsirin e vet e mo¬hon rrëfimin për gjarpërin .
Feja Islame gabimin e prindërve të parë e shikon me një tolerancë të madhe. S’është ky ndonjë gjunah (mëkat) që nuk falet, s’është kjo ndonjë njollë për njerëzinë. S’është ajo siç është filozofuar në krishterizëm dhe siç është shpjegu¬ar në Bibël. Është e vërtetë se Ademi ka gabuar, por kërkoi falje.
“Ai ia fali (gabimin). Ai është Mëshirues dhe Pranues i pendimit.”
Pejgamberi a.s. thotë:
“Ademi dhe Musai a.s. (sipas të gjitha gjasave në botën e amshimit) biseduan. Musai tha: O Adem, ti je babai ynë. Ti na privove dhe na bëre pikë e pesë. Dhe na nxorre nga Xhenneti. E Ademi i tha: Edhe ty Musa, kur të pranoi All-llahu si bashkëbisedues, të dha vend të lartë. Me dorë të Vet ta shkroi librin. Si mund të më fajësosh për një cilësi të cilën All-llahu e ka shkruar dyzet vjet para se të më krijojë? Ja kështu Ademi e heshti Musain.”
Lidhur me gabimin e njeriut të parë, muslimanët kanë mendim krejt tjetër nga mendimi pesimist i të krishterëve. Largimi i Ademit a.s. nga Xhenneti dhe zbritja e tij në botë me urdhër të All-llahut xh.sh. është një bëmirësi. Me këtë bota nuk u mallkua, por iu mundësua që të banohet. U bë skenë e civilizimeve të shumta. Sa të dërguar i ka bartë në kurriz dhe i ka ruajtur. I Dërguari a.s. thotë kështu:
“Dita më fatlume në të cilën lind dielli është dita e xhumasë, është kjo dita kur u krijua Ademi. Atë ditë u ven¬dos në Xhennet dhe pikërisht atë ditë u përjashtua nga ai. Edhe Dita e Gjykimit do të ndodhë ditën e xhuma.”
Shejhu Ebul-Hasan Shazeli thotë për Ademin a.s.:
“Sa nder i sjell dëgjueshmëria për të cilën arriti të bëhet halif (gradë për realizimin dhe përcjelljen e urdhërave të All-llahut në botë) dhe deri në Ditën e Gjykimit i mësoi pasard-hësit si të pendohen.”
Qëllimi i këtyre të thënave nuk ishte ta arsyetojë mëkatin, por ta lavdërojë pendimin, e me të edhe kthimin kah Krijuesi.
Feja Islame me asgjë nuk e fajëson gruan e parë, nënën tonë Havën. Gabimin e prindërve të parë nuk pranon se përcillet mbi fëmijët e tyre dhe gjeneratat që pasojnë. Në Kur’an rreth kësaj thuhet:
“Ishin ata një popull besimtar. Erdhën e shkuan. Tërë atë që fituan është e tyre, ndërsa e juaja është ajo që është e juaja. Ju nuk do të përgjigjeni për veprat e tyre.”
SHTYLLAT E ISLAMIT DHE PARIMET E MORALIT
Pejgamberi i Islamit e ka përcaktuar qëllimin parësor të dërgimit të tij dhe metodologjinë e qartë të misionit të tij me fjalët: “Me të vërtetë jam dërguar t’i plotësoj virtytet e mo¬ralit.” /Transmeton Maliku/
Kjo, sikur edhe misioni i cili e shënoi rrjedhën e vet në his¬to¬rinë e jetës dhe bartësi i të cilit dha mund të madh në për¬hap¬jen e rrezeve të tij dhe tubimin e njerëzve rreth tij, nuk pretendon më tepër se mbështetjen e vlerave të tyre dhe ndri¬çimin e horizonteve të përsosmërisë para syve të tyre, ashtu që të ecin në të me dituri.
Ritualet fetare të miratuara në Islam, të cilat u konside¬ruan kondita të besimit në të, nuk janë ceremoni dogmatike të llojit i cili e lidh njeriun me metafizikën e padukshme dhe e obligon atë të kryejë vepra dhe lëvizje të cilat nuk kanë kuptim. Jo, assesi, por detyrat obligative, me të cilat Islami e obligoi çdo pje¬sëtar të vet, janë stërvitje e përsëritur me që¬llim të adap¬ti¬mit të njeriut që të pajiset me vlera të shën¬dosha dhe të jetë konsekuent në këto vlera, kushedi sa të ndërrohen para tij rre¬thanat. Këto më së shumti u ngjajnë stërvitjeve fizike, të cilave njeriu iu qaset me dëshirë të madhe, duke pretenduar nga prak¬tika e tyre e vazhdueshme shëndetin e trupit dhe jetën stabile.
Kur’ani Famëlartë dhe Suneti i pastër i shpa¬loj¬në qartë këto të vërteta. Allahu i Madhërishëm kur na detyroi me na¬mazin obligativ, e tregoi edhe urtësinë e kryerjes së tij, duke thënë: “… fal namazin, vërtetë namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat…” (El-Ankebut: 45)...... 99 EmRaT e ALL-HuT 1. AL-MUSAWWIR THE FASHIONER
2. AL-BARI' THE EVOLVER
3. AL-KHALIQ THE CREATOR
4. AL-MUTAKBBIR THE MAJESTIC
5. AL-JABBAR THE COMPELLER
6. AL-AZIZ THE MIGHTY
7. AL-MUHAYMIN THE PROTECTOR
8. AL-MU'MIN THE GUARDIAN OF FAITH
9. AS-SALAM THE SOURCE OF PEACE
10. AL-QUDDUS THE HOLY
11. AL-MALIK THE SOVEREIGN LORD
12. AR-RAHIM THE MERCIFUL
13. AR-RAHMAN THE BENEFICENT
14. AL-BASIR THE ALL-SEEING
15. AS-SAMI THE ALL-HEARING
16. AL-MUZILL THE DISHONORER
17. AL-MU'IZZ THE HONORER
18. AR-RAFI THE EXALTER
19. AL-KHAFID THE ABASER
20. AL-BASIT THE EXPANDER
21. AL-QABID THE COSTRICTOR
22. AL-'ALIM THE ALL-KNOWING
23. AL-FATTAH THE OPENER
24. AR-RAZZAQ THE PROVIDER
25. AL-WAHHAB THE BESTOWER
26. AL-QAHHAR THE SUBDUER
27. AL-GHAFFAR THE FORGIVER
28. AL-KARIM THE GENEROUS ONE
29. AL-JALIL THE SUBLIME ONE
30. AL-HASIB THE RECKONER
31. AL-MUOIT THE MAINTAINER
32. AL-HAFIZ THE PRESERVER
33. AL-KABIR THE MOST GREAT
34. AL-'ALI THE MOST HIGH
35. ASH-SHAKUR THE APPRECIATIVE
36. AL-GHAFUR THE ALL-FORGIVING
37. AL-'AZEEM THE GREAT ONE
38. AL-HALEEM THE FORBEARING ONE
39. AL-KHABBIR THE AWARE
40. AL-LATIF THE SUBTLE ONE
41. AL-'ADL THE JUST
42. AL-HAKAM THE JUDGE
43. AL-MUBDI THE ORIGINATOR
44. AL-HAMID THE PRAISEWORTHY
45. AL-WALI THE PROTECTING FRIEND
46. AL-MATIN THE FIRM ONE
47. AL-QAWI THE MOST STRONG
48. AL-WAKIL THE TRUSTEE
49. AL-HAQQ THE TRUTH
50. ASH-SHAHID THE WITNESS
51. AL-BA'ITH THE RESURRECTOR
52. AL-MAJEED THE MOST GLORIOUS ONE
53. AL-WADUD THE LOVING
54. AL-HAKIM THE WISE
55. AL-WASI' THE ALL-EMBRACING
56. AL-MUJIB THE RESPONSIVE
57. AR-RAQIB THE WATCHFUL
58. AL-AWWAL THE FIRST
59. AL-MU'AKHKHIR THE DELAYER
60. AL-MUQADDIM THE EXPEDITER
61. AL-MUQADIR THE POWERFUL
62. AL-QADIR THE ABLE
63. AS-SAMAD THE ETERNAL
64. AL-AHAD THE ONE
65. AL-WAHID THE UNIQUE
66. AL-MAJID THE NOBLE
67. AL-WAJID THE FINDER
68. AL-QAYYUM THE SELF-SUBSISTING
69. AL-HAYY THE ALIVE
70. AL-MUMIT THE CREATOR OF DEATH
71. AL-MUHYI THE GIVER OF LIFE
72. AL-MU'ID THE RESTORER
73. AL-MUQSIT THE EQUITABLE
74. DHUL-JALAL-WAL-IKRAM THE LORD OF MAJESTY AND BOUNTY
75. MALIK-UL-MULK THE ETERNAL OWNER OF SOVEREIGNTY
76. AR-RA-'UF THE COMPASSIONATE
77. AL-AFWU THE PARDONER
78. AL-MUNTAQIM THE AVENGER
79. AL-TAWWAB THE ACCEPTOR OF REPENTENCE
80. AL-BARR THE SOURCE OF ALL GOODNESS
81. AL-MUTA'ALI THE MOST EXALTED
82. AL-WALI THE GOVERNOR
83. AL-BATIN THE HIDDEN
84. AZ-ZAHIR THE MANIFEST
85. AL-AKHIR THE LAST
86. AS-SABUR THE PATIENT
87. AR-RASHEED THE GUIDE TO THE RIGHT PATH
88. AL-WARIS THE SUPREME INHERITOR
89. AL-BAQI THE EVERLASTING
90. AL-BADI' THE INCOMPARABLE
91. AL-HADI THE GUIDE
92. AN-NUR THE LIGHT
93. AN-NAFI' THE PROPITIOUS
94. AZ-ZARR' THE DISTRESSER
95. AL-MANI' THE PREVENTER
96. AL-MUGHNI THE ENRICHER
97. AL-GHANI THE SELF-SUFFICIENT
98. AL-JAME' THE GATHERER
99. AL-MUHSI THE RECKONER |