Gjelozia Shumë prej nesh, kush më shumë e kush më pak, është ndier xheloz për partnerin kur ka kuptuar se ai ka kërkuar të krijojë një marrëdhënie, i është përgjigjur :’’ngacmimit’’ të dikujt tjetër ose është larguar prej nesh për të patur një lidhje të re. Kur e dëshiron shumë një person nuk do që ta humbasësh : dëshiron të jetë pranë teje përgjithmonë. Për ta mbajtur pranë, për ta mbrojtur marrëdhënien kontrollon sjelljen e partnerit, bëhesh xheloze. Në disa raste xhelozia mund të jetë e bazuar në ‘’fakte’’ në raste të tjera ne mund të jemi shkaku i saj.
Xhelozia nuk është e njëanshme: Jo vetëm femra por edhe mashkulli është xheloz… Shpesh neve na është thënë ose kemi dëgjuar t’i thuhet dikujt ….Nuk më pëlqeu mënyra sesi të pa ai tipi… Mos e kthesh kokën as majtas as djathtas… Je veshur kështu që të biesh në sy: paske ndonjë variant sot… Duhet të qëndrosh në shtëpi dhe të merresh me fëmijët… Nuk më pëlqen të punosh aty sepse ka shumë meshkuj madje edhe …. Do të të vras nëse marr vesh gjë…. E vrava sepse më tradhtonte…
Përse mashkulli është xheloz në marrëdhënien me partneren?
Nëse partneri nuk është i sigurt në marrëdhënien e tij me partneren ka shumë mundësi që të ndihet i kërcënuar nga prania e meshkujve të tjerë në jetën e saj. Pasiguria për të ardhmen e lidhjes shkakton xhelozinë. Kjo formë e xhelozisë mund të jetë një ndër treguesit e periudhës së vështirë që kalon marrëdhënia. Në këto kushte xhelozia mjegullon pamjen dhe nuk të lejon të kuptosh atë që po ngjet realisht me të dy partnerët.
Xhelozia dhe përkushtimi i partneres
Nëse përkushtimi ndaj partnerit është në nivele të ulëta, ka shumë mundësi që ai të reagojë ndaj saj me xhelozi. Partneri cili merr pak vëmendje dhe dashuri do të vihet në kërkim të |